Në Persinë e lashtë arrat janë konsideruar si ushqimi I mbretërve.
Ndërkohë ditët e sotme e kemi të gjithë luksin t’I konsumojmë ato.
Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël.
Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore Omega-3, gjithashtu janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.
Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj. Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.
Tri studime të ndryshme konfirmojnë se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare. Arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre. Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit. Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë.
1.Përmbajnë vitamina dhe minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.
2.Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.
3.Ushqejnë flokun: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.
4.Ushqejnë lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.
5.Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë
(F.M/Faxweb)