Ka folur sërish nga burgu ‘mafia i tmerrshëm’ shqiptar që nuk ka lekë për të blerë cigare, Klodian Lekocaj.
Sipas tij, gjyqi është shtyre për në datën 2-4 shtator duke mos u zhvilluar kështu séance.
Kjo nuk është hera ë parë që Lekocaj flet nga burgu ku ndihet i kërcënuar për jetën e tioj. Ai shprehet se përballë ka ish-deputet e avokatët më të fuqishëm në Greqi.
Ndërkohë që Lekocaj u ka bërë një kërkesë autoritetetve të burgut grek për ti siguruar jetën, ai shprehet se sëshpejt mund ta gjejne të vdekur nga ndonjë gjipër nga kundërshtarët e tij.
“Dje kisha gjyqin në Lukario në Athinë por ma shtyn përsëri për në 2-4 shtator 2019, nuk e di se çfarë po bëhet.
Akuzohem për vrasjen e avokatit Mihali Zaferopoulou dhe kam përball avokatë të njohur si Maqis Voridhis, ish-ministër dhe sot deputë i Partisë “Demokracia e Re” sëbashku me një tjetër avokate te njohur Ronserbeg dhe kjo deputete. Na akuzojnë për vrasje por nuk na lënë avokatët e familjes se avokatit që ne të flasim fjalët tona, besoj se edhe ne kemi te drejtë të flasim apo jo? Unë i kam dërguar një kerkesë autoriteteve të burgut që të më sigurojnë jetën time, pasi ndihem ne rrezik.
Është “Demokracia e Re” që do eliminimin tim dhe kjo do të bëhet me anën e një gjilpëre helmuese se vetëm kështu din te vrasin. Kanë tentuar katër herë të më vrasin dhe për këtë kam dokumenta po askush nuk me dëgjon. Në kanale televizive greke thonë ashtu siç duan pa dëgjuar zërin tonë”.
Më në fund ai kërkon ndihmën e ambasadës shqiptare dhe të medias qe të jetë prezence për të parë se si zhvillohen gjyqet ndaj shqiptarve.
Një gjë duhet kuptuar se edhe këta thuhet se kanë të drejtat e tyre pasi për krimin që kanë bërë po kryejnë dënimin.
Discussion about this post