05:02 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kanë vendosur ta shembin Teatrin”, Budina: Është e paligjshme, 2 duart për një kokë janë

17:13 | 22/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kanë vendosur ta shembin Teatrin”, Budina: Është e paligjshme, 2 duart për një kokë janë

Regjisori Edmond Budina ishte i ftuar në studion e lajmve të Fax Neës pasditen e sotme ku foli për incidentet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur ditë e fundit tek Teatri Kombëtar dhe rrezikut që kjo godinë të shembet në mënyrë të paligjshme.

Budina tha se ka tentative të herëpashershme provokative për shembjen e Teatrit duke argumentuar se edhe ditën e sotme disa punosnjës të ujësjellësit u paraqiten për të ndërprerë furnizimin me ujë ndërkohë që prej ditësh është bërë edhe paketimi i materialeve që ndodheshin brenda godinës, e nga moment në moment tha Budina pritet që të sjlellin mjetet për ti larguar.

“Sot ka pasur një tentativë për të prerë ujin dhe energjinë, ne kemi pasur informacione edhe nga brenda pushtetit. Ata i kanë paketuar materialet brenda Teatrit dhe ne ndaj kemi vendosur të ndërmarrim protestë 24 orëshe për të penguar zbrazjen e Teatrit.

Edhe sot erdhën disa persona të ujësjellësit për të prerë ujin, në shkuam menjëherë atje dhe iu kërkuam një dokument i cili i urdhëronte ta bënin këtë gjë por s’kishin asgjë me vete. Ne u thamë që do t’ju filmojmë dhe ata ikën sepse s’kanë asnjë faj, janë punëtorë të urdhëruar. Kanë vendosur ta shembin në mënyrë të paligjshme. Ata mund ta rikonstrukturojnë Teatrin aktual dhe të ndërtojnë një Teatër të ri ultramondern diku tjetër, Tirana ka hapësira mjaftuershëm. Mund të ndërtojnë 10 të tillë, 100 po të duan, Teatrot vetëm të mira dhe zhvillim i sjellin vendit”, tha regjisori i njohur.

Budina u pyet nga gazetari, Enea Meksi: A ekzistojnë kushtet që pas rikonstruksionit t’i rikthehet kushteve normale për ta përdoruar atë sepse qeveria thotë se një tërmet I vetëm mund ta shembte?

“Këto janë mashtrime të mëdha, ne e pamë para disa muajsh që ra një tërmet i fuqishëm në Tiranë, ministria e Bujqësisë u ça në një cep, ndërsa Teatri as e ndjeu fare. Nga ana tjetër, përdersia askush nuk ka marrë asnjë masë që të mos e lejojnë Teatrin të përfundojë në atë shkallë, dikush duhet të japë llogari për kërtë gjë.

Ai Teatër rikonstrukturohet dhe ndërtohet me shumë pak lekë. Me atë shifër 30 milionëshe që thonaë ata, jo vetëm që rikonstrukturohet por ndërtohen edhe 3 të tjerë. Padiskutim që ai Teatër rokonstrukturohet me pak lekë, madje vetëm me lekët që mund të ofrojnë vetë qytetarët e Tiranës dhe këtë e provuam me germat që hoqën dhe që i rivendosëm, sepse qytetarët e Tiranës e duan artin jo si politikanët që mbushën xhepat e tyre dhe të afërmve të tyre”.

Marrëveshja me shkrim me opozitarët për mbrojtjen e Teatrit që përmendi para disa ditësh aktori Neritan Liçaj, a është realizuar kjo marrëveshje?

“Në dijeninë timë marrëveshja është gati. Nuk jemi ne që mbështesim PD-së, është opozita e basghkuar që na mbështet neve. Unë në një komunikim me kryetarin e opozitës i kam thënë se nëse ju do të bëni vetëm një sjellje si këta që janë sot, të parët opozitar do të jemi ne. Një vend është në demokraci të plotë vetëm kur ka një opozitë. Sado mirë të qeveriset vendi, populli duhet të jetë gjithmonë në opozitë, që të shpenzohen lekët si të duan qeveritarët dhe ato para mund t’u jepeshin shtresave sociale në nevojë”, tha Budina.

Si e shpjegoni praninë e shtuar të forcave të rendit në afërsi të TK, a keni frikë që duke përfituar nga pushimet mund të merret akti i shembjes?

“Tashmë ata kanë marrë hapa konkrete, kanë hapur edhe gardhin për ta prishur, nuk është më një provokim por hap konkret. Policia erdhi dhe pyetja më absurde ishte, ku e ka zyrën Drejtori i Teatrit Kombëtar, ndenjën për ca kohë atje dhe u larguan me makinat e tyre. Ne e dimë se mund të na survejojnë dhe krijojnë presion, por të bëjnë çfarë të duan”.

Pse nuk mblidhen gjithë këta njerëz që reagojnë për TK, pse nuk i shohim atje?

“Politika dhe strategjia e qeverisë është të lodhi njerëzit, i shtyn gjërat deri sa të lodhen njerëzit. Natyrisht që kjo protestë ka pasur firon e saj, por sikur edhe 10 veta të qëndrojnë, kauza mbetet, këto 3 netë që e shohin se po merren gjëra konkrete janë shtuar njerëzit. Këtë e pamë edhe me vendosjen e germave të cilët kur panë se po rrezikohej u mblodhën me qindra. Unë nuk besoj se do të shembet ai Teatër, por edhe nëse bëhet do të përndiqet ai që e bën këtë akt të shëmtuar dhe të pazakontë ndaj vlerave dhe kulturës.

Ata nuk e kanë fare në llogari të bëjnë një Teatër modern ashtu siç thonë. Nuk shembet një teatër i vjetër për t’i hapur vdenin një tjetri të ri apo të ndërtohen edhe kulla. Rikosntrukto të vjetrin dhe mund të ndërtosh edhe të riun”.

Budina tha se çështja e Teatrit Kombëtar do të ndërkombëtarisohet dhe se ka nisur proceduara për dërgimin e saj në Gjykatën e Strasburgut.

“Ka filluar proçedura për ta çuar këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut dhe tashmë ajo do të ndërkombëtarizohet. Të gjitha ata që punojnë në këtë profesion duhej të ishin aty sot, sepse do ta shikojnë se sa keq do të katandisen aktorët. Problemi më i rëndësishëm që pushteti ua bën”.

Do ta mbroni edhe fizikisht Teatritin?

“Ne jemi atje, nuk do të rrahim apo sulmojmë njeri, por nëse dikush na sulmon dy duart për një kokë janë. Kam frikë se e gjitha do të kthehet në një dhunë të paparë, do të ketë edhe përfshirje të qytetarëve të zakonshëm. Atëherë të dyja duart për një kokë janë. Unë kam takuar edhe ministren dhe ia kam kërkuar që aman mos e shembni atë godinë, por ata nuk i kanë ndërprerë provokimet. I kam thënë edhe kryeministrit në një takim të para një muaj që të mos e shembte, por provokimet vijojnë”, tha Budina.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edmond budinateatri kombetar
Pas

Hapen ofertat për Unazën e Re/Tetë kompani në garë për tenderin e ri, propozimet nga 14 deri 18 mln euro

Para

Preu gishtat gjatë procesit të punës, dëmtohet rëndë 40-vjeçari. Arrestohen dy persona (EMRAT)

Para
E rëndë/ Mbytet me ushqim, humb jetën 12 vjeçari në Korçë

Preu gishtat gjatë procesit të punës, dëmtohet rëndë 40-vjeçari. Arrestohen dy persona (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.