18:55 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kanosën kreun e IMT-së në Durrës, flet Bedri Dervishi: Po punohet më dy standarde, do ta padis për dëshmi të rremë

11:47 | 04/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kanosën kreun e IMT-së në Durrës, flet Bedri Dervishi: Po punohet më dy standarde, do ta padis për dëshmi të rremë

Bedri Dervishi

Kanë reaguar për Fax News anëtarët e familjes Dervishi, ndaj 2 prej të cilëve rëndon akuza e kanosjes për shkak të detyrës, në drejtim të Kryeinspektorit të IMT Durrës, Ardian Halili.

Kryefamiljari Bedri Dervishi, deklaroi për gazetaren e Fax News, Elitjona Doko, se Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit,Halili, po punon me dy standarde. Dervishi akuzon Institucionet shtetërore, që po punojnë me emra të përveçem dhe jo sipas ligjit në fuqi. Ndërsa lidhur me akuzat e ngritura në drejtim të bashkëshortes dhe vajzës së tij për kanosje pohon se do ti padisë për dëshmi të rremë, pasi nuk kanë kërcënuar asnjë drejtues institucioni, por kjo sipas tij, po ndodh për shkak të pushtetit që disponon Kryinspektori në instancat e drejtësisë.

Një ditë më parë, Kryinpsktori i IMT-së në Durrës Ardian Halili denoncoi në Policinë e Durrësit, se është kanosur për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorit Halilit, ku policia më pas njoftoi procedimin në gjendje të lirë vetëm për dy prej tyre.

Shkak një urdhër për prishjen e objektit, agjenci  ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit. Kanosja ka ndodhur, pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim paleje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Burime për Fax News, bëjnë të ditur se kjo zonë është konsideruar trekëndësh hekurudhor dhe për të gjithë objektet aty pranë, që janë në distancë nga 5 deri në 25 m nga shinat e trenit, është kërkuar largimi i tyre, pasi cenohet siguria hekurudhore. Pritet që institucionet të thonë fjalën e tyre të fundit mbi këtë problem.

Ndërkohë burime pranë Drejtorise së Hekurudhës Shqiptare thonë për Fax News se letra u ka shkuar të gjithëve, pasi zona në fjalë konsiderohet trekëndësh hekurudhor dhe cënon sigurinë e hekurudhës.

Etiketa: Bedri Dervishi
Pas

Vrasja në ish-bllok, gjykata merr vendimin për Ervis Martinaj

Para

Nuk dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, Rama vizitë Metës në Presidencë

Para
Nuk dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, Rama vizitë Metës në Presidencë

Nuk dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, Rama vizitë Metës në Presidencë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.