Burime për Fax News bëjnë me dije se kryeinspektori i IMT-së në Durrës Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka, i cili është polic burgjesh, kanë kanosur me jetë kryeinspektorin teksa ndodhej në lokalin pranë banesës . Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.
Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore. (B.H/Faxweb)