Në qytetin e Durrësit është arrestuar në flagrancë 1 person dhe është parandalaur nga ana e policisë një sherr. Në prangat e policisë ka rënë Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh. Ll. 49 vjeçe.
DETAJE:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur parandalimin e pasojave të rënda të një konflikti të ndodhur midis dy shtetasve. Uniformat blu në sajë të veprimeve hetimore të shpejta kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin: • Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr. 17/1, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh. Ll. 49 vjeçe, banuese në Durrës.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe • një automjet tip Ford Foxus.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.