Në prangat e policisë së Kukësit ka rënë një 72 vjeçar pasi akuzohet për kanosje me armë ndaj bashkëfshatarit të tij pas një zënke për motive të dobëta.
Shtetasi Sh.P banues në fshatin Zall Lusë në Kukës pas konfliktit ka kërcënuar me armë tip pushkë shtetasin I.P 48 vjeç banues po në të njëjtin fshat. I moshuari është arrestuar dhe dosja për kanosje i dhe armëmbajtje pa leje i ka kaluar prokurorisë.
Njoftimi i plotë:
Kukës. Kanos me armë zjarri për motive të dobëta, një shtetas. Arrestohet nga Policia. Gjithashtu, sekuestrohet arma e zjarrit, tip pushkë. Më datë 15.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u arrestua në flagrancë shtetasi: -Sh.P, 72 vjeç, banues në fshatin Zall Lusën, Kukës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Lusën, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri, tip pushkë, shtetasin I.P., 48 vjeç, banues në fshatin Lusën, Kukës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit, tip pushkë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të K.Penal.