Në Shkodër i moshuari Shefqet Muça 67 vjeç, ka kanosuar me armë gruan e tij 62 vjeçe me iniciale M.T. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.
DETAJE:
Në sallën e komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për një konflikt familjar në Velipojë. Menjëherë shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në banesë ku kanë marrë kontakt me shtetasen T. M. 62 vjeçe, e cila ka deklaruar se është kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj. Kjo shtetase është e paisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para është arrestuar në flagrancë shtetasi: Shefqet Muça 67 vjeç, banues në Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 i Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)