Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi kanosi me armë “Automatik” bashkëfshatarin e tij. U vu në pranga Marjus Kapaj 23 vjeç, i cili kanosi me armë zjarri 36-vjeçarin e identifikuar me iniciale F. F. banues në Selenicë.
Policia ka kryer sekuetrimin e një armë zjarri Automatik-56 – 15 fishekë, 1 krëhër dhe 1 gëzhojë të kalibrit 7.62 mm, në cilësinë e provës materiale.
Detaje nga Policia e Vlorës:
Kanos bashkëfshatarin e tij me armë zjarri “Automatik”, për motive të dobëta! Kapet në flagrancë nga Policia, autori i dyshuar ! Arrestohet shtetasi: – Marjus Kapaj, 23 vjeç, banues në Selenicë. Policia ka bërë arrestimin e tij për arsye se: Më datë 02.01.2017, në Selenicë, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri “Automatik” shtetasin F.F., 36 vjeç, banues në Selenicë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – një armë zjarri Automatik-56 – 15 fishekë, – 1 krëhër dhe 1 gëzhojë, të kalibrit 7.62 mm. Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve” dhe “Kanosje”.
(XH.A/SHUPLAKA)