Një i ri nga Fieri është vënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me thikë babanë e tij. Arbër Haxhiaj 28 vjeç, banues në Fier u kap në flagrancë.
Ai akuzohet për kanosje me thikë ushtruar ndaj babait, shtetasit të identifikuar si M. Haxhiaj 54 vjeç. I ndaluari akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer edhe sekuestrimin e armës së krimit.
(XH.A/SHUPLAKA)