Policia e Fierit dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete në pronësi të Arben Isufit, i njohur ndryshe edhe si ‘Ben Qimja’. 55 vjeçari është shpallur në kërkim pasi ka kanosur Vladimir Cjapi, gjyqtar në Gjykatën e Fierit, ngjarje e ndodhur me datë 17 Shkurt.
Me qëllim hetimin e plotë të rastit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.
Policia informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit.
Ndaj Isufit rëndojnë penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Discussion about this post