Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër saktësisht në Velipojë, ku policia ka arritur të parandalojë në kohë një ngjarje kriminale. Policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar dhe armën me të cilën mendohej të kryhej krimi.
Personi arrestuar është Luigj Dashi 60 vjeç me banim në Velipojë, ndërsa personi të cilin ai ka kanosur duke e kërcënuar me armë është shtetai me inicialet P.M.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobta.
Detajet e policisë:
“Ky shtetas dyshohet se për shkaqe të dobëta ka kanosur me armë zjarri shtetasin P.M, banues në Velipojë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Luigj Dashi u gjet një armë zjarri automatike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet ne komunikanten e Policise. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë e luftarake dhe e municionit parashikuar nga nenet 84 e 278 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)