Sindikatat autonome të punëtorëve, jelekëverdhët, ekologjistët dhe shumë njerëz të tjerë kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe të disa qyteteve të tjera të Francës në ditën ndërkombëtare të punëtorëve sot më 1 Maj.
Gjatë marshimeve të protestuesve ka pasur dhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave policore.
Nga mediat e huaja raportohet se ka dhe disa të plagosur të cilët janë shoqëruar në spital, por ende nuk dihet me saktësi numri i tyre.
Jelëkëverdhët kanë hedhur gurë gjatë manifestimeve të tyre.
Policia si kundërpërgjigje ka përdorur gaz lotsjellës ndaj punëtorëve që kanë dalë të protestojnë dhe ka shoqeruar në Polici mbi 165 persona.
(j.b/faxweb.al)