Kaosi vazhdon ende në Kuvendin e Maqedonisë ku turma e protestuesve ka pushtuar të gjitha sallat e Kuvendit, ndërkaq janë sulmuar edhe deputetët e LSDM-së dhe Zoran Zaevit.
Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Telat Xhaferri, protestuesit e VMRO-DPMNE-së kanë hyrë në Kuvend. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po përpiqen të neutralizojnë situatën.
Me votimin nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, për kryetar të Kuvendit është zgjedhur, Talat Xhaferi.
“Të nderuar për herë të parë, në këso kushte zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Kuvendit i cili do të punojë në bazë të kushtetutës. I cili nuk do të lejojë uzurpim të Kuvendit. Ju falënderoj në nderin dhe besimin që e patët në mua”, -tha Xhaferi.
Xhaferit menjëherë ia ka uruar postin e ri lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, raporton Portalb.mk.
Kjo është hera e parë që në krye të Kuvendit maqedonas zgjidhet një shqiptar. Dihet se ndasitë ndëretnike në Maqedoni janë ende evidente dhe ky është një shembull i tyre.
Ndërkombëtarët pritet të dalin në një seancë të jashtëzakonshme. (M.D/Shuplaka)