Pasagjerët e linjës Tiranë-Milano janë bllokuar në aeroportin e Rinasit pasi udhëtimi që ishte parashikuar për në orën 15:00 është shtyrë në orën 24:00.
Kjo ka shkaktuar irritim tek udhëtarët të cilët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania ‘Fly Ernest’ e cila nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë vendim.
Një qytetare u shpreh për kamerën e ‘Fax News’ se kjo është një situatë e padurueshme pasi ata janë dhe me fëmijë të cilët kanë nisur të qajnë.
Kjo është e papranueshme po torturohemi, torturë e fëmijëve, torturë e pleqve, maksimale”, tha qytetarja.
Gjithashtu duke iu referuar çmimeve, ajo tha se ishin skandaloze dhe sipas saj kompania i ka ngritur pasi e di që ka fluks drejt Italisë nga shqiptarët për shkak se fëmijët nisin shkollën.
“Çmimi është skandaloz, shfrytëzim total se e dinë se do kthehen shqiptarët në Itali pasi fëmijët do të fillojnë shkollëm”, tha ajo.
Ndërkohë një tjetër qytetar u shpreh se ai ka rezervuar disa herë me këtë kompani dhe I ka ndodhur e njëjta gjë.
“Kam fluturuar shumë raste dhe çdo herë vonesa, nga 2-3 orë dhe nuk japin shpjegim. E kanë shtyrë për në 24:00, por nuk është i sigurtë. Nuk e dime se çfarë do të ndodhë”, tha ai. (B.H/Faxweb)