Lupçe, konkurenti nga Korça në Big Brother duket se nuk ndjehet mirë kur sheh në të njëjtin krevat Katerinën me Danjelin.
“Pse nuk del jashtë?”, i tha ai asaj.
“Nuk dua! Aty ku e ndjej veten mirë rri”, i përgjigjet ajo.
Por Lupçe këmbëngul dhe i thotë të dalë jashtë.
Debati mes tyre duket se ka sikletosur Danjelin, që ngrihet nga krevati dhe largohet.
“Çfarë ke?”, e pyet sërish Lupçe, por ajo i thotë se nuk ka gjë.
Lupçe ka frikë se mos sjelljen e Katerinës e merr për dobësi Kei, që ai e thërret “Zysha”, shkruan BBA9.
“Do bëj siç e di unë, jo siç më thonë të tjerë”, i përgjigjet ajo dhe Lupçe i jep kurajo duke i thënë se Kei është “zero” para saj. (M.D/ Shuplaka)