Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar. Me anë të rrjeteve sociale ajo qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj, me të cilët ndan momente jo vetëm nga përditshmëria, por edhe nga puna e saj si blogere.
Së fundmi, Armina ka marrë pjesë në një event tepër luksoz, nga ku ka shkrepur disa poza dhe imazhet i ka ndarë me ndjekësit e saj.
Mirëpo njëri prej komentuesve në Instagram i ka lënë Arminës një koment jo fort të këndshëm.
“Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”- i shkruan komentuesi.
Siç e shohim, blogeres nuk i ka pëlqyer aspak ky koment dhe nuk ja ka përtuar përgjigjen komentuesit të saj.
“Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga Moet & Chandon dhe meqë nuk e kuptoni, puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vetë firmat dhe financohen po nga ato.”
“Ok ju kërkoj ndjesë për këtë pjesë.”- ka shkruar komentuesi i penduar, ndërsa Armina ka shtuar se i vjen keq që s’mund t’ja shpjegojë të gjithëve këtë gjë.
(M.Q/Faxweb.al)