Ndërprerja e energjisë elektrike ditën e sotme në qytetin e Lushnjes për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 85 vjeçari.
Ai ishte duke zbritur nga shtëpia e tij me ashensor kur u ndërpre energjia elektrike, kjo ka bërë që i moshuari të mbetet i bllokuar.
Kanë qenë banorët e pallatit të cilët dëgjonin goditje nga brenda ashensorit ku më pas nisën të telefononin policinë. Ky qytetar tregon se i ka telefonuar 112 dhe 129 por nuk i është përgjigjur askush.
Pas disa minutash kanë ardhur forcat zjarrfikëse të cilat ndërhynë në katin e 5 të pallatit duke bërë të mundur nxjerrjen nga ashensori të 85 vjeçarit. Fatmirësisht gjendja e tij ishte e normalizuar.
Për këtë që ndodhi sot banorët e pallatit akuzojnë pronarët të cilët i kanë hequr administratorin. Ata shprehen se ndjehen të rrezikuar në ashensor pasi gjendja e tij është e amortizuar dhe ka disa muaj që nuk kryhet mirëmbajte./TCH