Autoritetet shqiptare kanë arritur që të vënë në pranga 3 persona pasi janë kapur me 100 kilogramë lëndë narkotike në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Burime thonë se veç tre të arrestuarve është edhe një tjetër që është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia nuk jep informacione.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se një prej të arrestuarve është shtetasi me inicialet B.V., 32 vjeç, banues në Sarandë, i cili është kapur në Jorgucat. mësohet se i arrestuari B. Valca është me precedentë penal.
Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës dhe Sarandës.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post