17:58 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapen 116 bimë kanabis në Malësinë e Madhe, të mbjella në vazo lulesh. Një në pranga një në kërkim

10:49 | 04/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapen 116 bimë kanabis në Malësinë e Madhe, të mbjella në vazo lulesh. Një në pranga një në kërkim

Policia ka zbuluar një parcelë me kanabis në Malësinë e Madhe. Zbulimi i 116 bimëve narkotike është bërë gjatë kontrolleve të policisë nga toka dhe ajri. Një pjesë e bimëve kanë qenë të mbjella në vazot që shërbejnë për lulet. Policia ka vënë në pranga një prej personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe ka shpallur në kërkim personin tjetër.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Tentohet të grabitet gjatë natës biznesi në autostradë, rojet private bllokojnë hajdutët

Para

Shkak emigracioni i shqiptarëve, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Para
Shkak emigracioni i shqiptarëve, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Shkak emigracioni i shqiptarëve, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

Zjarret në Përmet djegin 15 hektarë pyje dhe kullota, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif, s’kam qëllim të të pengoj të futesh në Kuvend

Turqia dhe Libia forcojnë marrëdhëniet, kompania turke do përmirësojë 8 aeroporte në bashkëpunim me fondin libian të rindërtimit

BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë: Investime në energjinë e rinovueshme

Kosovë/ Afati për konstituimin e Parlamentit drejt djegies, Osmani i drejtohet Kushtetueses: Sqaro konfliktin e kompetencave

Kontrolle të vazhdueshme në bregdetin e Durrësit, vijon lirimi i hapësirave publike

U largua nga Interi pas dështimit në sezonin e kaluar, ish-sulmuesi zikaltër transferohet në Serbi: Ia premtova Mihajlovicit

Iran, vala e të nxehtit me temperatura deri në 53°C shkakton probleme në furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.