Dy shqiptarë janë kapur në Itali sot me 2 ton drogë. Ata mësohet se po e fusnin lëndën narkotike në një vilë.
Dy shqiptarët janë të moshës 24-vjeç dhe 27-vjeç. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Ata janë kapur në vendin e quajtur Montenero di Bisaccia. Ata bëhet me dije po transportonin drogën me furgon.
Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.
Droga kishte si destinacion qytetin Milose në Itali. Në kamionçinë u gjet edhe një pistoletë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post