Në Shkodër është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku”. Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas nga Policia, po ashtu sekuestrohen 25.4 gram lëndë narkotike Heroinë.
Me datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Denis Shema, 34 vjeç, banues në Shkodër
Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=Fu5UUZyrBgI&feature=youtu.be