27 kg kanabis janë sekuestruar sot në Dibër si pasojë e operacionit policor të quajtur “Liqeni”.
Autori i lëndës narkotike është larguar duke u favorizuar nga terreni i vështirë dhe është në kërkim nga policia.
Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale L.B,. Lënda narkotike ishte futur në 3 thasë plasmasi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Materialet do ti kalojnë për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.
(M.D/Shuplaka)