14:34 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapen 3 të shumëkërkuarit në Dubai, përkrahës të Talo Çelës

08:51 | 08/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapen 3 të shumëkërkuarit në Dubai, përkrahës të Talo Çelës

Tre persona të shpallur mnë kërkim ndërkombëtar për rrezikshmëri të lartë janë vënë në prangat e policisë në Dubai. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘The Wanted’ janë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale,  të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela janë arrestuar në Dubai.

Konkretisht, Ervis Daka akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij.

Ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S. Po ashtu ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.

Maksim Koçi ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S dhe ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela për t’u fshehur.

Ndërsa Ado Xhika  akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin Talo Çela duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit Talo Cela.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

-ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Etiketa: talo cela
Pas

Tym i zi nga oxhaku i Vatikanit/ Të tjera votime priten për zgjedhjen e Papës

Para

Gazetari amerikan: Pyeta në DASH, Berisha mund të udhëtojë në SHBA

Para
Gazetari amerikan: Pyeta në DASH, Berisha mund të udhëtojë në SHBA

Gazetari amerikan: Pyeta në DASH, Berisha mund të udhëtojë në SHBA

 



Të Fundit

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari

Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.