Autoritetet në ishullin holandez të Karaibeve në Aruba kanë kapur një sasi të konsiderueshme prej pesë ton kokainë në bordin e një anije të quajtur Aresa dhe kanë arrestuar disa shtetas malazezë.
Mësohet se sasia e kokainës ishte ngarkuar në Kolumbi dhe kishte si destinacion Greqinë.
”Drejtoria e Policisë së Malit të Zi të mërkurën më 26 shkurt tha se arrestimi ishte pjesë e një veprimi ndërkombëtar i filluar prej muajsh nga autoritette malazeze, serbe, holandeze dhe britanike”, shkruan Balkan Insight.
Mediat malazeze raportuan se anija po lundronte nën flamurin e Kamerunit në momentin që u kap në ujërat e Venezuelës.
“Ky hetim tregon se vetëm përmes punës së vazhdueshme të përbashkët policia mund të marrë rezultate cilësore në ndalimin e trafikut ndërkombëtar të drogës,” tha policia malazeze.