Mediat greke raportojnë se rreth 500 kg kokainë janë kapur nga policia e shtetit helen një pjesë e të cilës kishte si destinacion Shqipërinë.
Droga si fillim kishte do të mbërrinte në Selanik dhe ku më pas do të niste shpërndarja e saj. Në këtë operacion kanë marrë pjesë mbi 100 agjentë të DEA-s ndërsa është konstatuar se kokaina po transportohej në 10 kontenierë.
Mësohet ndërkohë sipas të njëjtave informacioneve se një kontenier me drogë ka përfunduar në territorin shqiptar konstatimi dhe sekuestrimi i të cilës nuk është bërë i mundur.
Droga mësohet se ishte nisur nga porti Guakacil i Ekuadorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)