Në kufirin greko-shqiptar nga policia janë kapur 6 kilogramë marijuanë. Mësohet se operacioni u zhvillua në Kato Lapsista të Janinës dhe në prangat e policisë ranë një çift grekësh, një 25-vjeçar dhe një 33-vjeçare.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, çiftit iu gjet në banesë 5 kg 975 gr marijuanë dhe një peshore. (J.V/Faxweb)