10:32 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kapen 8 kilogramë drogë dhe municione në pikën e karburantit, arrestohen 3 persona në Korçë

08:48 | 04/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapen 8 kilogramë drogë dhe municione në pikën e karburantit, arrestohen 3 persona në Korçë

Në Korçë është kapur 8 kilogramë e 700 gram hashash. Në prangat e policisë ka rënë tre persona, pronari i pikës së karburantit, vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën “Moskallëzimi i krimit”.

Arrestimi i tyre u bë në pikën e karburantit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, pasi në të u gjenden sasia e drogës, 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolle detonatore.

DETAJE:

Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Intenerari”.

Sekuestrohen 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.

Arrestohet në flagrancë pronari i një pike karburanti, vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit “Intenerari”, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  • A. K, 35 vjeç,
  • P. K, 45 vjeç, (vëllezër) dhe
  • A.S, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit P. K, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

4 granata luftarake ofensive si edhe

3 kapsolle detonatore.

Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: arrestimdrogeKorçemunicione
Pas

Martohet basketbollisti i Tiranës, shaje e flamuj në mes të qytetit (FOTOT)

Para

Me pushime në Tajlandë, por diçka i ka ndodhur dorës së Roza Latit (FOTO)

Para
Me pushime në Tajlandë, por diçka i ka ndodhur dorës së Roza Latit (FOTO)

Me pushime në Tajlandë, por diçka i ka ndodhur dorës së Roza Latit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Zgjedhjet parlamentare, voton ministri Gonxhja

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Ndodh për herë të parë në Shqipëri! Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Big Basta: Kushdo që të fitojë të bëjë më të mirën për shqiptarët

Të dënuarit votojnë në burgun e Fushë Krujës! Përjashtohen nga e drejta e votës 56 të dënuar

Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet 27-vjecari, i sekuestrohen euro e lekë

Fier, kandidatët e PD shkelin Kodin Zgjedhor, futen në qendrat e votimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani voton në kryeqytet: Do komunikoj pas zgjedhjeve

Presidenti Begaj voton në shkollën “Kongresi i Lushnjës”, shoqërohet nga bashkëshortja

Pezullohet votimi në fshatin Gjoroven të Beratit, në Poliçan sherr mes komisionerëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.