Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Kukës për veprën penale ‘Vjedhje’.
Policia e Kukësit njofton se ka vënë në pranga E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës, A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës për shkak se u kapën duke vjedhur naftë në 3 mjete trajler në vendin e quajtur ‘Ura e Drinit të Zi’.
Njoftimi i policisë:
Kapen duke vjedhur naftë, arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;
– E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës.
-A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur naftë në 3 mjete trajler.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.