Dy ngarkesa me drogë janë zbuluar në kufirin greko-shqiptar nga autoritetet e shtetit fqinj. Në Nea Selefkia, Igumenicë, është gjetur një automjet i braktisur. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuanë. Rezulton se mjeti është vjedhur në 13.07.2018 në Kordhelio-Evosmu. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trafikantëve.
Në Kompoti, Artë është kapur një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuanë. U arrestua drejtuesja e mjetit, femër greke 52-vjec dhe u shpall në kerkim pronari i mjetit, mashkull grek 29-vjec.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.