Dy vajza 18-vjeçare xhepiste që ishin kthyer prej kohësh në një makth për banorët në Tiranë janë kapur.
Xhepistet vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë.
E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë. Ato vepronin të koordinuara në disa prej linjave të Tiranës.
Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte shkruan lapsi.al
Në shumë raste ka pasur edhe aparate celularë të vjedhur nëpër lokale, teksa klientët mund t’i linin në karikim. Në raste të tjera dy xhepistet dilnin me thikë në rrugë dhe kërcënonin gra ose vajza për tu marrë çantën. (M.D/ Shuplaka)