Pas një operacioni antidrogë në qytetin e Riminit, policia italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë, prej të cilëve vetëm njëri kishte leje qëndrimi në Itali.
Mësohet se gjatë këtij operacioni, karabinierët sekuestruan 4 kg marijuanë, 1 kg kokainë si edhe rreth 2300 euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga shitja e dozave të drogës.
Të arrestuarit janë: B.L. 33 vjeç, H.S. 27 vjeç, M.E. 24 vjeç e I. G. 20 vjeç. Identiteti i tyre i plotë nuk jepet ende.
Mësohet se 2 prej tyre u arrestuan në flagrancë ndërsa po shisnin drogë në një nga rrugët e qytetit Italian. (D.D/Shuplaka)