Në një arratisje në përpjekje për t’i shpëtuar prangave të policisë, tre të rinj janë aksidentuar me makinë.
Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Mësohet se pas një kontrolli të policisë së Shkodrës, tre të rinjve u ishin zbuluar 10 kilogramë kannabis në automjetin e tyre.
Por në vend që të dorëzohen, ata kanë preferuar arratisjen e cila përfundoi në aksident. Megjithatë, fatmirësisht tre të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post