Policia e shteti fqinjë italian ka arrestuar 2 kushërinjë shqiptarë të moshës 35 dhe 24 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Sipas raportimeve të mediave italiane të rinjtë janë kapur në Ravena të Italisë ku janë sekuestruar 16 kg marihuanës, 6.2 të kokainës, një dajak 130 mijë euro në para të gatshme dhe një pistoletë.
Mësohet se njëri nga kushërinjt, 35-vjeçai ishte dëbuar nga Italia, por u kthye me një dokument të vlefshëm, pasi ndryshoi mbiemrin e tij pas martesës së tij me një grua shqiptare.
Fillimisht kushërinjtë shqiptarë janë ndaluar nga policia, ku në maikënën tip ‘Alfa Romeo’, u janë gjendur rreth 3000 euro, të cilat nuk ishin në gjendje ti shpjegonin se ka kishin ardhur.
Më pas policia vazhdoi kërkimin në dy shtëpitë e tyre në Bagnacavallo, ku u gjendën 20 mijë euro dhe 16 kilogram marihuanë të ndarë në çanta.
Ndërkohë që përpos këtyre, gjatë kontrollit të detajishëm të makinës së tyre u janë gjendur gjithashtu dhe 24 pako kokainë që përmbanin gjithsej 6.2 kilogramë kokainë dhe shumën prej 100 mijë euro plus dhjetëra plumba për pistoletën, revolver.