Policia britanike ka vënë në pranga tre shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande droge. Gjykata në Cardiff të Uellsit ka vendosur t’i dënojë shqiptarët me rreth 20 vite burg, pasi u kapën me drogë të klasit.
Shqiptarët e arrestuar janë Kristian Bujaj, 26 vjeç, Klaudio Doroftei, 25 vjeç dhe Ermal Zina, 39 vjeç. Këta u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.
Mediat britanike shkruajnë se tre të rinjtë, u arrestuan në një banesë në “The Haëthorns të Pentëyn”, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona.
Sakaq, sipas “ËalesOnline” shqiptarëve iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton. Sasia e lëndës narkotike kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve.
Gjykata ka vendosur 6 vite dhe 8 muaj burg për Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 vjet për Bujajn. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post