Ditën e sotme policia e Dibrës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se kanë kundërshtuar forcat e rendit.
Tre personave të arrestuar u është gjetur një sasi droge. Ata janë:
-Olsi Toska, 24 vjeç,
-Astrit Buci, 34 vjeç,
-Altin Margjoka, 30 vjeç.
DETAJET E POLICISË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dobrova”
Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë, j’u gjendet dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë nga policia.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 0.5 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dobrova”, për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të detyrave të percaktuara në planin operacional Dobrova, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
O.T, 24 vjeç,
- B, 34 vjeç,
- M, 30 vjeç, të gjith banues në Dibër
Arrestimi i shtetasve A. B, dhe A. M është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi A.M, ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit A. B.
Ndërsa shtetasi O. T është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij A. B, shtetasi O. T, është kapur në flagrancë nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.
(D.D/Shuplaka)