Policia e italiane arrestoi dy shtetas shqiptarë në Milano, Leonard Zefi, 36 vjeç dhe Aleksander Kolaj 34 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur me një sasi droge dhe u janë gjetur edhe mijëra euro.
Bazën e tyre ata e kishin vendosur në rrugën ‘Marcona’. Nëse nuk takoheshin në shtëpi, shitësit e drogës dhe klientët takoheshin në lagjen aty pranë.
Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar atyre një shumë prej 1500 eurosh dhe një sasi droge prej 1 kilogramë e 500 gramë e llojeve të ndryshme.
Discussion about this post