Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre shtetas për prerje të paligjshe të pyjeve si dhe ka skeustruar 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Po ashtu është proceduar penalisht edhe një inspektor i pyjeve që mbulon zonën ku u evidentuan rastet e prerjes së paligjshme të pyjeve.
Deri tani, nga shërbimet e Policisë është bërë sekuestrimi i rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme, që transportohej me kamionë në drejtim të Shkodrës.
Janë proceduar penalisht për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A.N., A.C. dhe R.K., pasi u kapën në flagrancë gjatë operacionit në bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës.
Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve, pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon.Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital