Shërbimet policore të Sarandës në bashkëpunim edhe me policinë e kufirit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Sh. 21., vjecc banor i fshatit Shalës bashkia Konispol, A. A., 22 vjecc, banor i fshatit Dishat bashkia Konispol dhe A. S., 19 vjecc banor i fshatit Shëndëlli, bashkia Konispol.
Arrestimi i këtyre shtetsve u bë pasi mbrëmjen e 25 gushtit në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë nga kontrolli policor u janë gjetur dy pako me lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva me peshë 3 kg.
Hetimet vijojnë për të zbardhur destinacionin e kësaj droge si edhe nëse ka edhe të tjerë persona të përzier me këta të rinj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)