Policia e Ulqinit ka sekuestruar plot 1,5 tonë drogë në një anije që ka lundruar në afërsi të Plazhit të Madh në qytet, raporton Vijesti.me.
Mësohet se Policia e Malit të Zi ka arrestuar shtetasit shqiptarë Bernard Tahiri dhe Elton Çaushi me dyshimet se ata janë të përfshirë në tregtinë ilegale të drogës.
“Rreth orës 11:00, rreth 8 kilometra nga Plazhi i Madh, në ujërat në drejtim të Italisë, njësiti kufitar detar i Tivarit ka kontrolluar anijen Club Man 28. Anija është drejtuar nga Tahiri dhe Çaushi. Pas kontrollit, anija është ankoruar në Plazhin e Vogël”, shkruan gazeta malazeze.
Në anije janë kapur plot 78 thasë me nga 20 kilogramë marijuanë, ka thënë një zyrtar i Policisë nga radhët e Policisë për gazetën Vijesti. (M.D/Shuplaka)