Një sasi e madhe kokainë është kapur në Maqedoninë e Veriut në fshatin Krushopek, pas një aksioni policor.
Kokaina në tërësi peshon 1.3 tonë, por ende nuk dihet zyrtarisht sasia e cila ka përfunduar në fshatin Krushopek. Droga e sekuestruar u gjet gjatë një aksioni nga policia në një magazinë frutash.
Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).
Në këtë aksion policor kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane.
Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek.
Discussion about this post