Një sasi rekord kokaine prej 1 ton është sekuestruar në portin Gioia Tauro të Italisë, me vlerë në treg 250 milionë euro.
1 ton drogë ishte fshehur në një kontenier me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine, dhe dyshohet se kishte destinacion Gjermaninë.
Mësohet se kokaina ka qenë e ndarë në 144 pako, ndërsa operacioni është ndjekur nga Guardia di Finanza, Europol, dhe antidroga Italiane.
Kjo është një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në territorin Italian, ndërsa cilësia e kokainës ka qenë shumë e pastër.
Guardia di Finanza informon se gjatë 12 muajve te fundit është sekuestruar në total një sasi prej 2.5 tonë kokainë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post