RENEA dyshohet se ka hyrë në banesën e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili prej 5 orësh është mbyllur në shtëpi dhe po qëllon nga aty mbi Policinë. Elbasani momentalisht në luftë të vërtetë, degjohen të shtëna në breshëri dhe shpërthime, ndërsa raportimet e fundit janë se RENEA e ka qëlluar të moshuarin, duke i marrë jetën.
Kujtojmë se ngjarja ka nisur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidri, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
ë
Nga ngjarja ndërkohë mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit, jashtë rrezikut për jetën, dhe po trajtohen momentalisht në spitalin e Elbasanit.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme u pozicionuan dhe vendosën perimetrin e sigurisë, nga ku i bënë thirrje këtij shtetasi të dorëzohej.
Në Elbasan gjatë ditës së sotme ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe të Policisë, përfshirë dhe vetë Ardi Veliun apo Tonin Vocin. Ngjarja mbajti me orë të tëra në ankthe Elbasanin, por duket se u përmbyll me vendimin e RENEA-s për të vrarë Zhidrun.
71-vjeçari nuk u dorëzua edhe me negociimin e të bijës së tij të mitur, e cila i kërkoi që ti jepte fund rezistencës së tij.