Një anije që transportonte 10 ton marijuanë është kapur sot nga autoritetet greke. Të paktën në këtë rast nuk ka të bëjë me shqiptarë.
Mediat greke shkruajnë se anija me flamur të Tanzanisë u pikas 50 milje larg bregut. Për të bllokuar anijen e nisur nga Siria policia greke ka shkëmbyer zjarr me gjashtë pjesëtaret e ekuipazhit, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.
Mësohet se destinacioni i anijes së mbushur me marijuanë ishte Libia. Ndërkohë që nuk jepen më shumë detaje në lidhje me personat e arrestuar.
(E.K/Faxweb)