Në Shkodër është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Uniformat blu kanë njoftuar se i arrestuari është Arben Gorilla, 52 vjeç nga fshati Bradullush i Vaut të Dejës. Ai u ndalua pasi ndaj tij kishte një dënim nga Gjykata e Torinos në Itali.
“Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qënë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, me Nr. 4178kl/1 Prot., datë 11.03.2020, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.