Një bandë e rrezikshme hajdutesh, është shkatërruar ditën e sotme nga policia e Greqisë në Selanik.
Mediat greke raportojnë se banda përbëhej nga katër gra shqiptare, të cilat kanë kryer vjedhje e grabitje të shumta të rrobave në zonat e veriut të Greqisë.
Mësohet se ato futeshin nëpër dyqane e supermarkete dhe vidhnin mallra të ndryshme.
Këto gra kishin krijuar një rrjet të përsosur me bashkëpunëtorë dhe të gjitha mallrat që vidhnin nëpër dyqane i sillnin në Shqipëri për t’i shitur.
Pas 6 muajsh hetime, ështa shkatërruar organizata kriminale. Sipas policisë janë vjedhur të paktën 68 dyqane në veri të Greqisë. (E.V/Faxweb.al)