Policia italiane ka goditur një bandë kriminale, e specializuar për vjedhje djathi. Si rezultat i operacionit të koduar “Wine & Cheese”, kanë rënë në pranga plot 11 persona, një pjesë e të cilëve janë nga Serbia.
Mësohet se grupi criminal ka grabitur plot 16.000 shishe verë me një vlerë totale 100 mijë euro ,si edhe djathë të quajtur “Parmigiano Reggiano”, ky me vlerë rreth 80 mijë euro.
Mediat italiane shkrujnë se dyshohet se personat në fjalë të kenë kryer edhe vjedhje të tjera të këtij lloji, në të gjithë Italinë. Sipas statistikave të policisë, në të vendin janë grabitur rreth 10 milionë euro djathë e produkte të tjera. Megjithatë ajo që nuk dihet qështë nëse bëhet fjalë për të njëjtën bandë apo jo. (D.D/Shuplaka)