Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, pasi akuzohet për lidhje me një bandë që trafikon kokainë nga Hollanda drejt Italisë.
Shqiptari është një 47-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur por jepen vetëm inicialet H.Z.
Sipas “Corriere”, shqiptari merrej me shpërndarjen e kokainës në Riviera del Conero, me një qarkullim prej një milion euro në muaj. Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në dy pako e mbështjellë me letër cefofoni, ndërsa ishte fshehur në ndenjësen e pasme të mjetit.
Nga operacioni i koduar “Romon Loco”, u sekuestruan rreth 2.5 kg kokainë e papërpunuar në kristale, e cila u sekuestruar në bordin e një automjeti të ardhur nga Rotterdami i Holandë, si edhe rreth 10 mijë e 600 euro të fshehura nën një dyshek, në banesën e shqiptarit, i cili kishte fjetur aty një natë përpara se të arrestohej.
Nga ana tjetër, është arrestuar edhe shoferi i automjetit, i cili ishte një pensionist italian 65 vjeçar dhe banues në Maranello.
Sipas mediave italiane, vlera e kokainës ishte 400 mijë euro, ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë fitimet do të arrinin në 1 milion euro. (D.D/Shuplaka)