02:33 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kapet drogë brenda burgut të Drenovës, shkarkohet Shefi i Policisë dhe 7 efektivë

16:13 | 05/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet drogë brenda burgut të Drenovës, shkarkohet Shefi i Policisë dhe 7 efektivë

Në burgun e Drenovës në Korçë është kapur drogë. “Shuplaka” mëson se sasia e dorgës prej 12 gramë e llojit heroinë u kap ndërsa po tentohej të futej brenda te të dënuarit.

Droga ishte e vendosur në një qese  dhe dyshohet dhe ishte e vendosur në tualetin e dhomës së takimeve me familjarët.

Për këtë shkelje është shkarkuar Shefi i Policise se burgut Drenovë, Adriatik Parizi  si edhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij. Kjo shkelje ka ardhur nga investigimi nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.

Detaje: 

Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brëndshëm të Burgjeve, rreth orës 12 pas mesnatës së djeshme kanë ndërmarrë nje operacion blitz pranë kësaj IEVP. Nga kontrolli është konstatuar një sasi prej rreth 10-12 gram lënde narkotike e dyshuar heroinë e fshehur në tualetin e dhomës së takimeve me familjarët.

Menjëherë pas konstatimit të lëndës narkotike janë kryer veprimet e para proceduariale si dhe është njoftuar policia e Korçës si dhe prokuroria e rrethit.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u mor në mënyrë të menjëhershme masa e pezullimit të shefit të Policisë së IEVP Drenove si dhe e disa punonjësve të tjerë të policisë.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për rastin në fjalë si dhe për nxjerrjen e përgjegjësive.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke falenderuar mediat për pasqyrimin e rastit, ju bën me dije se është në interesin dypalësh pasqyrimi i versionit zyrtar të vërtetë dhe jo i teorive të pavërteta.

 

(J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Drogë brenda burgut të Drenovës, arrestohen disa punonjës

Para

“Luftë” nervash mes Rusisë dhe Perëndimit pas sulmit kimik në Siri

Para
“Luftë” nervash mes Rusisë dhe Perëndimit pas sulmit kimik në Siri

“Luftë” nervash mes Rusisë dhe Perëndimit pas sulmit kimik në Siri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.