Kapet një automjet me drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është ndërmarrë nga policia greke në Kostur.
Brenda në një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër, u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 40 kg 500 gram marijuanë, raporton ”Fax News”.
Në pranga nga ana e Policisë është vënë drejtuesi i mjetit 38-vjeç dhe pasagjerja 32-vjeçare, të dy grekë.
(E.K/Faxweb)